Denveri, Memphisi e Bostoni fitojnë dhe konsolidojnë pozitat në krye

12 janar 2023 | 11:54

Denveri dhe Memphisi vijojnë të jenë krah më krah në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit edhe pas takimeve të luajtura sot.

Nuggets fituan me rezultat 126-97 ndaj Phoenixit, sfidë ku shtatë lojtarë të Denverit realizuan mbi 10 pikë (Hyland e Jokiq nga 21 pikë secili).

Ndërsa Memphisi, falë 38 pikëve të Ja Morant, mundi me rezultat 135-129 San Antonion.

Në Lindje, në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bostonit, që mposhti me rezultat 125-114 New Orleansin. Jaylen Brown me 41 pikë ishte shënuesi më i mirë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e McCollum për miqtë. Nuk zhgënjen Milwaukee, që mundi me rezultat 114-105 Atlanta jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Jrue Holiday, me 27 pikë.

Zhgënjen Chicago, që u mund me rezultat 100-97 nga Washingtoni, ndeshje ku për vendasit u dallua Kuzma me 21 pikë, ndërsa Detroiti triumfoi me rezultat 135-118 ndaj Minnesotas, me Saddiq Bey protagonist, autor i 31 pikëve. New York mundi me shifrat 119-113 Indianan (Brunson 34 pikë), ndërsa Sacramento mposhti me rezultat 135-115 Houstonin (Sabonis 25 pikë e 14 rebound).

Rezultatet

Detroit – Minnesota                 135-118
Washington – Chicago             100-97
Atlanta – Milwaukee                105-114
Boston – New Orleans             125-114
New York – Indiana                 119-113
Memphis – San Antonio         135-129
Denver – Phoenix                     126-97
Sacramento – Houston            135-115

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka qëndruar këshilltari i…