Denveri merr komandën në Perëndim, zhgënjejnë Miami e Clippersat

11 prill 2024 | 13:04

Denveri fitoi me rezultat 116-107 ndaj Minnesotas në përballjen mes dy skuadrave që kryesonin renditjen në Konferencën e Perëndimit, duke marrë kështu frenat. Një sfidë e komanduar nga skuadra kampione, ku u dallua Jokiq me 41 pikë e 17 rebound, më i miri në fushë.

Fiton edhe skuadra e Phoenixit, që falë 37 pikëve të Boooker, 26 të Beal e 24 të Durant, mundi me rezultat 124-108 Clippersat jashtë fushe. Befason edhe ekipi i Dallasit, që mundi me shifrat 111-92 Miamin në fushën e këtij të fundit, ndeshje ku diferencën e bëri Donqiq, autor i 29 pikëve. Skuadra e Milwaukee mundi me rezultat 117-99 Orlandon, sfidë e dominuar nga Bucks, ku dyshja Antetokounmpo-Lillard realizoi 59 pikë.

Nuk zhgënjen Oklahoma, që mposhti me rezultat 128-89 San Antonion, ndeshje ku Alexander Shai realizoi 26 pikë, duke qenë lider në fushë për vendasit.

Rezultatet

Cleveland – Memphis       110-98
Miami – Dallas                   92-111
Brooklyn – Toronto          106-102
Atlanta – Charlotte            114-115
Oklahoma – San Antonio 128-89
Milwaukee – Orlando        117-99
Denver – Minnesota          116-107
Clippers – Phoenix            108-124

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë…