Denveri mposhti kryesuesit e Oklahoma, zhgënjejnë Lakersat

11 mars 2025 | 11:26

Denveri ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 140-127 ndaj kryesuesve të Oklahomas.

Një ndeshje spektakolare, ku Nikola Jokiq realizoi 35 pikë e Murray 34 pikë për miqtë. Humbja e dytë radhazi për Lakersat, që u mundën me rezultat 111-108 në fushën e Brooklynin. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 44 pikë. Humbet edhe Miami, që në fushën e tij u mund me rezultat 105-102 nga Charlotte (Bridges 35 pikë). Ngjit shkallët në renditje ekipi i Golden State, që mundi me rezultat 130-120 Portlandin (4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë).

Fiton edhe skuadra e Memphisit, që falë 29 pikëve të Ja Morant mundi me rezultat 120-118 Pheonixin në sekondat e fundit.

Rezultat

Atlanta – Philadelphia      132-123
Boston – Utah Jazz            114-108
Brooklyn – Lakers             111-108
Miami – Charlotte             102-105
Toronto – Washington     119-104
Chicago – Indiana             121-103

Houston – Orlando            97-84
Memphis – Phoenix          120-118
Oklahoma – Denver          127-140
San Antonio – Dallas        129-133
Golden State – Portland   130-120
Sacramento – New York   104-133

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ku do të luajë Paul Pogba pas pezullimit? Që sot,…