Denveri përmbysi Minnesotan, New Yorku rimerr avantazhin
New York Knicks rikthehet në epërsi në gjysmëfinalet “play-off” ndaj Indiana, pas fitores me rezultat 121-91 ndaj Indianas, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje.
Një sfidë pa histori, dominuar nga nju-jorkezët, që në fushën e tyre nuk tolerojnë. Jalen Brunson me 44 pikë bëri diferencën në parket, duke qenë më i miri në fushë. Për Indiana, lojtari më i mirë ishte Siakam me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Denverit përmbysi disavantazhin 0-2 pas dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2. Kampionët fituan me rezultat 112-97 ndaj Minnesotas në fushën e tyre. Ndeshje e shkëlqyer për Nikola Jokiq, që realizoi 40 pikë e 13 asistime, i karikuar pas fitimit të çmimit MVP. Për Minnesota u dallua Towns me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
New York – Indiana 121-91 (3-2)
Boston – Cleveland (3-1)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Denver – Minnesota 112-97 (3-2)
Oklahoma – Dallas (2-2)