Denveri thyen rivalët e Golden State, Philadelphia merr kreun në Lindje
Denveri mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke mundur me rezultat 108-105 Golden State, në një sfidë të ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund.
Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Nikola Jokiq, autor i 35 pikëve e 13 rebound. Curry realizoi 2 pikë për Warriors, por që mbetën për statistikë.
Philadelphia merr kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 106-103 ndaj Bostonit, dy ekipe që synojnë titullin. Porzingis realizoi 29 pikë për Celtics, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Philadelphian shkëlqyen Embiid me 27 pikë e 10 rebound si dhe Maxey me 25 pikë.
Fitore e vështirë edhe për Milwaukee, që mundi me rezultat 120-118 Detroitin, sfidë ku u dallua Lillard me 34 pikë. Houstoni i jep leksion Lakersave, duke fituar thellë me shifrat 128-94. Green me 28 pikë ishte më i miri për teksanët. Pas kohës shtesë fiton Phoenixi, që mundi Chicagon (116-115), me dyshen AlleDurant, që së bashku realizuan 51 pikë.
Rezultatet
Charlotte – Washington 116-132
Indiana – Utah Jazz 134-118
Philadelphia – Boston 106-103
Brooklyn – Clippers 100-93
New York – San Antonio 126-105
Chicago – Phoenix 115-116
Houston – Lakers 128-94
Memphis – Miami 102-108
Milwaukee – Detroit 120-118
Minnesota – New Orleans 122-101
Oklahoma – Cleveland 128-120
Dallas – Toronto 116-127
Denver – Golden State 108-105
Sacramento – Portland 121-118