Denveri tjetër leksion Phoenixin, Hardeni i dhuron fitoren Philadelphia
Denveri udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinale ndaj Phoenixit në Konferencën e Perëndimit, pas fitores me rezultat 97-87. Një ndeshje ku skuadrat u mbrojtën mirë, por kjo nuk pengoi vendasit të kenë kontrollin e lojës e të fitojnë. Nikola Jokiq me 39 pikë e 16 rebound ishte më i miri në fushë për Denverin, ndërsa për Phoenixin
nuk mjaftuan 35 pikët e Booker dhe 24 të Durant. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Philadelphias befasoi Bostonin, duke fituar me rezultat 119-115 në
gjysmëfinalen e parë jashtë fushe. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë shkëlqeu James Harden, autor i 45 pikëve. “Mjekra” befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, mbështetur edhe nga Maxey me 26 pikë, ndërkohë që mungon Embiid i dëmtuar. Për Bostonin, Tatum realizoi 39 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Konferenca e Lindjes – “Play-off” – Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia 115-119 (0-1)
New York – Miami (0-1)
Konferenca e Perëndimit – “Play-off” -Gjysmëfinale
Denver – Phoenix 97-87 (2-0)
Golden State – Lakers