Denzel Washington kërcënon këdo që i ngacmon vajzën
13 gusht 2018
| 10:52
Denzel Washington ka treguar anën e tij atërore, si një baba tipik. Ai kërcënoi se “do t’i thyejë kockat” kujtdo që do të ngatërrohet me vajzën e tij në industrinë kinematografike me aktoren Olivia.
Fituesi i dy çmimeve “Oscar” ka pohuar se industria ka ndryshuar së tepërmi që pas skandaleve të ngacmimeve seksuale. Olivia, 27 vjeçe, është shfaqur në vitin 2013 në filmin “The Butler”, ku luajti përkrah Forest Whitaker dhe Oprah Winfrey.
Ajo ka interpretuar edhe rolin e një agjenteje të FBI-së në serinë televiziv “Mr Robot”.