Departamenti Amerikan i Arsimit pushon gjysmën e punonjësve

12 mars 2025 | 13:42

Departamenti i Arsimit planifikon të pushojë nga puna mbi 1 300 punonjës, duke përgjysmuar numrin e personelit në kuadër të planeve të Presidentit Trump për ta eliminuar agjencinë.

Pas pushimeve të sotme, numri i personelit që do të mbetet, pritet të jetë sa gjysma e 4 100 punonjësve të saj. Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, e konfirmuar para disa ditësh nga Senati, pas fillimit të detyrës ha se synimi i saj ishte të pakësonte burokracinë dhe fondet të shkonin tek shtetet e veçanta.

“Ka programe që janë shumë të mira, por ato duhet të administrohen nga shtetet”, ka thënë ajo të martën në një intervistë për rrjetin “Fox News”.

Më 3 mars, ditën që u konfirmua nga Senati, Sekretarja McMahon përmes një mesazhi për Departamentin i paralajmëroi punonjësit të përgatiteshin për shkurtime të thella.

Dje, punonjësit u njoftuan se zyrat qendrore në Uashington, si dhe ato rajonale në disa shtete të tjera, do të mbylleshin të mërkurën dhe do të rihapeshin të enjten. Arsyeja e vetme që u përmend në njoftim ishte “për çështje sigurie”.

Gjatë fushatës elektorale Presidenti Trump kishte premtuar ta mbyllte Departamentin e Arsimit. /VOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i siguron një mjedis të sigurt duke nxitur një Kosovë…