Departamenti Amerikan i Shtetit mirëpret bashkëpunimin e Haradinajt me Gjykatën Speciale
20 korrik 2019
| 08:45
Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur bashkëpunimin e Ramush Haradinajt me Gjykatën Speciale.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit për “Zërin e Amerikës”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj paraqiti të premten dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij.
Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”.