Departamenti amerikan i Shtetit – Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri

27 shtator 2021 | 20:01

Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit.

Siç merr vesh “Klan Kosova”, nga burime ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri.

Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës.

Presidentja Osmani ka qëndruar gjatë javës së kaluar në SHBA, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku është takuar me shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë takim të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin…