Departamenti Amerikan i Shtetit, Vuçiqit: Liroj menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës

17 qershor 2023 | 20:23

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me një komunikatë për media para pak çastesh dhe ka kërkuar nga presidenti i Serbisë që të lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovvës të kapur më 14 qershor.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatën për medie të DASH-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar…