Departamenti i Diasporës së PDK-së: Mirë se vini bashkatdhetarë!
Departamenti i Diasporës i PDK-së, të cilit i prin Elmi Reçica, ju ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, me ç’rast, ka theksuar se “stina e verës nuk mund të paramendohet pa mërgatën”, duke shtuar për rëndësinë e mërgatës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Z. Reçica ka uruar që ata të kaloni sa më mirë në pushime në atdhe, njëherësh ka ftuar institucionet qendrore dhe lokale që të angazhohen maksimalisht për t’u ofruar shërbimet e nevojshme bashkatdhetarëve.
Postimi i plotë i z. Reçica:
Mirë se vini bashkatdhetarë,
Stina e verës nuk mund të paramendohet pa mërgatën. Mërgata ka qenë përherë shtyllë e lëvizjeve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, roli i mërgatës është kyç edhe në mirëqenien sociale dhe ekonomike të Kosovës.
Andaj, në emër të Departamentit të Diasporës të Partisë Demokratike të Kosovës ju urojmë mirëseardhje në vendlindje pranë familjarëve tuaj.
Urojmë të kaloni sa më mirë në pushime. Ftojmë institucionet qendrore dhe lokale të angazhohen maksimalisht për t’u ofruar shërbimet e nevojshme bashkatdhetarëve.
Mirë se vini!