Departamenti i Gazetarisë pranon donacion nga KFOR-i amerikan
Departamenti i Gazetarisë ka pranuar një donacion të radhës nga KFOR-i amerikan, pajisje teknologjike që përfshin llaptopë dhe Smart TV.
Siç ka njoftuar Departamenti i Gazetarisë këto pajisje do të shërbejnë për avancimin e kushteve dhe zhvillimin e shkathtësive të studentëve.
“Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Naser Sahiti, Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Lindita Sejdiu-Rugova dhe Profesoresha e Departamentit tonë, Prof. Ass. Remzie Shahini-Hoxhaj kanë falënderuar KFOR-in për këtë donacion dhe mbështetjen e vazhdueshme për UP-në, në emër të Universitetit, stafit dhe studentëve. LTC Jarmo Holopainen nga zyra e CIMIC-ut (Ekipi Ushtarak dhe Civil) i KFOR-it, u shpreh se kjo është një nga mënyrat që KFOR-i ndihmon komunitetin”, ka njoftuar Departamenti i Gazetarisë.
Departamenti i Gazetarisë ka realizuar disa projekte me misionin e KFOR-it në Kosovë, ndërkaq shumë shpejt pritet realizimi i projekteve të tjera.