Depay: Barcelona? Tash jam i fokusuar në Kupën e Botës

22 nëntor 2022 | 10:50

Sulmuesi Memphis Depay i është përgjigjur një pyetjeje për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.

Gjatë një interviste pas fitores 2-0 ndaj Senegalit, futbollisti është pyetur për situatën e tij në Barcelonë, për të cilën ai nuk ka një përgjigje të prerë: “Nuk e di ende. Nuk mund të them se çfarë më pret te Barcelona. Tani jam plotësisht i fokusuar te Botërori dhe më pas do të shohim”.

Marrëveshja e Memphis Depay me katalanasit zgjat deri në verën e vitit 2023. Sipas thashethemeve, holandezi mund të ndryshojë klubin në janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i FIFA-së vazhdon sot me ndeshjen e parë në…