Depay kërkohet nga tri klube italiane
25 korrik 2022
| 16:52
Duket se Memphis Depay nuk është më pjesë e planeve të Xavit dhe Barcelona ka vendosur gjithashtu emrin e tij në krye të listës së lojtarëve të dalë në merkato.
Sipas “AS”, tre ekipe italiane janë pas tij. Juventus e sheh sulmuesin holandez si zëvendësuesin e Vlahoviq, por mund ta përdorë edhe në krahë. Gjithashtu Milani dhe Napoli janë duke e parë si mundësi.
Ndër klubet e tjera të interesuara dhe ndoshta me burime më të mëdha ekonomike, janë Tottenham dhe Lyon, ku ky i fundit mund të jetë një rikthim për Depay.