Depay: Vështirë të jem në Lyon pas janarit

09 nëntor 2020 | 13:05

Barcelona ishte shumë pranë Mephis Depay në verë, por rregullat e La Liga nuk e lejuan të mbyllej ai transferim. Gjithsesi asgjë nuk ka përfunduar sepse futbollisti holandez mund të bashkohet me katalanasit në janar.

“Te Lyon deri në fund të sezonit? Ma bëni shumë këtë pyetje. Nuk do të bëj premtime, të cilat nuk jam i sigurt nëse do i mbaj. Mendoj se Lyon duhet të përfitojë nga prania ime këtu tani dhe unë të përfitoj nga të qenit këtu”, ka thënë Depay.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…