Deponia e Mirashit do të mbyllet së shpejti
Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se Deponia e Mirashit në komunën e Obiliqit së shpejti do të mbyllet.
Gjatë vizitës që i kë bërë kësaj deponie, ministri Aliu ka thënë se vendi ka nevojë për deponi të reja.
“Kemi nevojë për krijimin e deponive të reja duke u bazuar ne menaxhim të mirëfilltë të integruar të mbeturinave, si dhe fuqizimin e mëtejmë të inspektoratit mjedisor. Këto pika janë të një rëndësie të lartë për qeverisjen tonë, andaj edhe qasja jonë ndaj këtyre projekteve do të jetë e një niveli të tillë.” ka deklaruar Aliu.
Pas vizitave monitoruese të realizuara në terren nga inspektorati mjedisor i MMPHI-së, si dhe nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfË), është vlerësuar së gjendja mjedisore dhe infrastrukturore e deponisë është shumë e rëndë, dhe jep imazhin e një deponie jashtë çdo standardi të duhur të menaxhimit të mbeturinave.