Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet

22 nëntor 2024 | 11:37

Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar 422 euro të falsifikuara.

Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klientët janë deponuar 422 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. dr. Eqrem ZENELAJ I. Kongresi i Manastirit ishte…