Deportohen 36 lëmoshëkërkues nga Prizreni për në Shqipëri

06 maj 2020 | 14:25

Policia e Kosovës në Prizren ka bërë me dije se nëpërmjet një operacioni ka ndaluar 36 persona të moshave të ndryshme, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Shqipëria, të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.

Në këtë operacion, policia e Prizrenit ka theksuar se është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, ku personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Shqipëri.

Sipas policisë, të deportuar janë pranuar nga autoritetet e shtetit shqiptarë.

Më tutje, policia ka bërë me dije se do të veprojë edhe në ditët në vijim në mënyrë që lëmoshë kërkuesit të largohen nga rruga, sidomos në këtë kohë kur vendi po përballet me rrezikun e virusit Covid-19.  (L.G: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giuseppe Rossi ka pohuar se ai iu afrua nënshkrimit për…