Deputetë të Vetëvendosjes bëjnë homazhe të varri i Demaçit me rastin e 83-vjetorit të lindjes së tij
Me rastin e 83-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçit, në kujtim e nderim të atdhetarit e veprimtarit shembull të çështjes kombëtare, të burgosurit politikë, shkrimtarit e humanistit, simbolit të rezistencës, sot deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.
“Adem Demaçi lartësoi si askush tjetër virtytet e tiparet e veprimtarit të përhershëm, të pathyer e të palëkundur në të drejtën e popullit të tij, që nuk reshti deri në frymën e fundit së angazhuari për kombin e vendin. Atdhedashuria e Adem Demaçit do të mbetet gjithnjë në zemrat dhe shpirtin tonë, kurse vendosmëria e paepur ndaj kombit dhe atdheut është qartësim i rrugës që duhet ndjekur sot e gjithnjë!”, ka njoftuar Vetëvendosje.
/Epoka e re/