Deputetes austriake i bie të fikët në sallën e parlamentit, publikohet videoja
14 tetor 2021
| 09:58
Eva Maria Holzleiter, anëtare e Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPÖ) i ra të fikët gjatë seancës së Kuvendit.
Një deputete në parlamentin e Austrisë ka humbur ndjenjat gjatë seancës së jashtëzakonshme ku diskutohej për krizën politike pas dorëheqjes së kancelarit Sebastian Kurz.
Anëtares së Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, i ra të fikët teksa ishte në foltore duke mbajtur fjalim, raportohet nga mediat austriake, përcjell albinfo.at
Holzleitner u rrëzua përtokë, ndërsa kolegët e saj nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
“O Zoti im” dëgjohet të thonë deputetët e pranishëm, teksa nisen për ta ndihmuar. Më pas seanca është ndërprerë për të nisur sërish.