Deputetës shqiptare i vdes babai: Lamtumirë heroi im!

04 gusht 2021 | 00:22

Ka ndërruar jetë dr. Fatmir Doda, babai i deputetës së parlamentit shqiptar, Mesila Doda.

Lajmin kobshëm e ka bërë të ditur vet deputetja shqiptare përmes njoftimit në “Facebook”.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i deputetës Doda:

Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…

Ceremonia mortore do te zhvillohet neser ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goran Bregoviç i qet mendsh mbasardhësit e Enver Hoxhës dhe…