Deputetët do të konsumojnë ujë të ujësjellësit “Prishtina”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka paralajmëruar se së shpejti deputetët do të konsumojnë vetëm ujë që ofron rrjeti i ujësjellësit publik.
“Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Postimi i plotë i deputetes:
Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.
Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.
Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë.
Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.
Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.
Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku.