![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/Mimoza-2.png)
Deputetët do të vaksinohen sipas planit të njëjtë për të gjithë qytetarët
24 maj 2021
| 14:11
Republika e Kosovës nuk ka plan të veçantë për vaksinimin e deputetëve të Kuvendit.
Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se deputetët do të imunizohen sipas planit nga institucionet shëndetësore.
“Nuk e konsiderojmë se duhet të jenë përjashtim nga kategoritë e moshës së qytetarëve. Ata do të vaksinohen sipas planit të vaksinimit sikur për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, është shprehur Kusari-Lila.