Deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend: Edhe nëse qeveria harron, populli nuk harron!
15 qershor 2023
| 11:54
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë realizuar një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës në shenjë falënderimi për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ata kanë vendosur në foltoren e Kuvendit një pankartë më flamurin e NATO-s dhe ShBA-së.
“Edhe nëse qeveria harron, populli nuk harron!”, është thënë në pankartën e AAK-së.
Ky aksion është mbajtur në kohën kur janë acaruar raportet e qeverisë Kurti me partnerët ndërkombëtarë, veçmas me ShBA-në.