Deputetët e Alternativës diskutojnë me Apostolovën për situatën e fundit politike në vend
29 janar 2018
| 12:51
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda kanë pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Deda përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar për këtë takim.
“Sot, bashkë me Mimoza Kusari takuam shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadoren Apostolova. Në takim miqësor dhe të hapur diskutuam për situatën jashtëzakonisht të vështirë politike në të cilën është Kosova – ku rreziku për izolim të mëtutjeshëm është para nesh”, ka shkruar Deda.