Deputetet e ish-deputetet sot në Kuvend mbajnë seancë shënjuese
15 mars 2024
| 08:40
Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë me dije Kuvendi në llogarinë zyrtare në Facebook.
E temë e kësaj seance do të jetë “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.
Fjalimet hyrëse do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.
Ndërkaq fjalimet kryesore do ti mbajnë Albana Gashi nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Mufera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik. Ky aktivitet përkrahet nga UNËOMEN në Kosovë