Deputetët e LDK-së kthehen në sallën e seancave të Kuvendit
04 shtator 2018
| 20:36
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë kthyer në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi kryekuvendari Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e paraparë të mbahej sot është shtyrë për të mërkurën.
Deputetët e LDK-së janë aktualisht të vetmit të pranishëm në sallën e seancave, raporton Epoka e re.
Deputetë të partive tjera, as nga pozita, e as nga opozita, nuk ndodhen brenda.