Deputetët e LDK-së largohen nga interpelanca për rastin Dehari
16 mars 2018
| 17:45
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka abstenuar nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj interpelance pas konfrontimit në mes të deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.