Deputetët e LDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit
08 shkurt 2018
| 13:03
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën në rend të ditës janë disa projektligje.
Arsyeja e lëshimit të seancës, ka qenë mospërkrahja e një mocioni të propozuar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Akreditimit.