Deputetët e LDK-së në krah të Driton Selmanajt, pas aksionit të LV-së

18 dhjetor 2020 | 11:33

Pas tensioneve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit, si pasojë e pjesëmarrjes së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka penguar vazhdimin e seancën ku po merrte pjesë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, duke trokitur në tavolinat e Kuvendit të Kosovës, ndërkohë shihet se si shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e përshëndet Selmanajn me grusht. Kjo për t’i dhënë përkrahje atij.

Përveç Gashit, të gjithë deputetët e LDK-së janë ofruar Selmanaj për t’i dhënë atij mbështetje.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë ambient për punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës në…