Deputetët e LDK-së për Kurtin: Njeri me rrezikshmëri për institucionet e drejtësisë

16 dhjetor 2024 | 22:45

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi për “korrupsion masiv” brenda qeverisë Kurti. Edhe Driton Selmanaj nga kjo parti duke komentuar ftesën e prokurorisë për Kurtin tha se “kur të avancojnë hetimet (Kurti) do të përfundojë si njëri ndër personat me dyshime serioze që është involvuar në korrupsion të strukturur të kësaj qeverie”.

Driton Selmanaj: Mendoj që Kurti duhet të intervistohet edhe për kontratat njëburimore, sekrete. Edhe për tregtimin me energji, por edhe në rastin e Martin Berishaj.

“Gjithë e kemi kuptu skenarin e tij që eventualisht mund të luajë me sjellje që nuk do të shkojë, të pret kërkesë nga prokuroria. Më pas prokuroria detyrohet që të vë në lëvizje edhe policinë në mënyrë që ai të viktimizohet”, tha Selmanaj në Pressing.

Ndërsa, Armend Zemaj tha se Kurti i mbron të korruptuarit, dhe gjuha që është përdorë ndaj kryeprokurorit dhe tjerëve ka qenë “linçuese dhe herë – herë edhe me tone kërcënuese”.

Armend Zemaj: Mendoj që në këtë situatë, duket se ka dashur ta shfrytëzojë për një lloj viktimizimi, sikur e kemi pa për ato temat e mashtrimit të Asociacionit ose Demarkacionit kur nuk ju paraqitke drejtësisë, kur krijojke skena të zhagitjes e marrjes me forcë, për të përmbushur egon e militantizmit të LVV-së.

“Prokuroria nuk duhet të bie pre e provokimeve”, shtoi Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë vjet rresht pa fjetur në krevat, por jashtë, në…