Deputetët e LDK-së takohen me presidentin e Partive Popullore Evropiane

11 korrik 2018 | 16:39

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në shoqërimin e deputetëve Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë takuar të mërkurën në Bruksel presidentin e Partive Popullore Evropiane,  Joseph Daul.

Gjatë këtij takimi, Hoti i ka përcjell presidentit Daul falënderimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për mbështetjen që EPP-ja, si forca kryesore politike në kuadër të BE-së, ka dhënë për Kosovën.

Me këtë rast Hoti e ka njoftuar presidentin Daul lidhur me qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë, duke thënë se LDK-ja e mbështet dialogun si e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior.

Po ashtu ai e ka informuar presidentin Daul edhe për zhvillimet politike në Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që LDK-ja të udhëheqë dhe të krijojë konsensusin e nevojshëm politik për dialogun pas legjitimimit në zgjedhje të lira.

“Hoti i kërkoi presidentit Daul mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes mbështetjes nga ana e deputetëve të EPP-së në Parlamentit Evropian pasi që Komisioni Evropian të dorëzojë raportin në Parlamentin Evropian”, është thënë në komunikatën e grupit parlamentar të LDK-së.

Ndërkohë presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i qëndruar në krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së në rrugën e integrimit evropian.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin…