Deputetët e LDK-së takuan ambasadorët francezë, flasin për dialogun

12 tetor 2018 | 13:43

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Serbi, Frederic Mondoloni dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Me këtë rast Hoti ka  falënderuar ambasadorin Mondolon, i cili po qëndronte për një vizitë studimore në Kosovë, për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë.

Gjatë këtij takimi Hoti i ka njoftuar ambasadorët lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën se bashku me deputetët Kajtazi dhe Zemaj kanë ritheksuar qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim është biseduar dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët kanë kërkuar mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, ambasadorët Mondolon dhe Chabert, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit  në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një ceremoni solemne të mbajtur në Universitetin e Bogazicit…