Deputetët e Listës Serbe në sallën e Kuvendit (foto)
04 shtator 2018
| 19:17
Deputetët e Listës Serbe kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Koalicioni qeveritar ka pasë telashe me kuorumin pasi Lista Serbe nuk ka pranuar ose ka kushtëzuar që të votojë këtë ekip negociator.
Në seancën e paradites, kur erdhi koha e votimit të Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, Lista Serbe u largua nga salla duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm (60 vota).