Deputetët e Listës Serbe nuk shkojnë në seancë
22 nëntor 2018
| 11:10
Deputetët e Listës Serbe nuk janë duke marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare ku po zhvillohet debati për politikën e jashtme të Kosovës.
Ky veprim i deputetëve serbë vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e taksës ndaj Serbisë nga 10 në 100 për qind.