Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend

06 prill 2023 | 11:20

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e  rregullt plenare. Në këtë seancë janë rikthyer deputetë e Listës Serbe, pas pesë muajsh mungesë.

Rikthimi i tyre është përcjell edhe me debat në mes të deputetëve.

Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili i është drejtuar deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”.

Përpos kësaj, Haki Abazi i është drejtuar Hoxhës duke i thënë se “A po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.

Ndryshe deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, kur nëntë nga deputetët e mëhershëm ishin dorëhequr.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të…