Deputetët e LV-së e lëshojnë mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte drejtori i AKI-së, përplasen me Musliun
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur kritika ndaj kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.
Pushteti ka kritikuar kryetaren për thirrjen e mbledhjes për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.
Pas në diskutimi të gjatë me akuza e kundërakuza, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar mbledhjen me arsyetimin se është thirrur jashtëligjshëm nga Musliu.
Me të filluar mbledhja, janë përplasur, kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu me deputetin e LV-së, Salih Zyba.
Ky i fundit ka insistuar që drejtori të mos raportojë për “ndjekjen e gazetarëve”.
“Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirrur mbledhje me propagandë të sms-ave”?.
Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendosë nëse raportimi do të ndodhë ose jo.
Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo.
“Nuk do të lejoj që ti të vish këtu dhe të bësh filma”, ka thënë ajo.
Përderisa deputetët e Vetëvendosjes tërë kohën e kanë sabotuar mbajtjen e mbledhjes, duke dhënë propozime jashtë ligjit e Rregullores.
Ata kanë tentuar ta ndryshonin rendin e ditës, ani pse mbledhja ishte e jashtëzakonshme. /EO