Deputetët e LV-së kundërshtojnë ligjin që lejon fertilizimin e grave të pamartuara

09 mars 2023 | 16:55

As në të dytën herë që është hedhur në votim nuk ka kaluar projektligji i propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bëhet fjalë për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizues të asistuar, për të cilën Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum.

Ky projektligj nuk ka kaluar pasi disa deputetë të koalicionit qeverisës votuan kundër.

Deputetët që votuan kundër ishin, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje dhe Fidan Jilta.

Madje dy nga këta deputetë, Avdyli dhe Meta, janë edhe mjek me profesion dhe si duket nuk i besojnë shkencës.

Në votim nuk ka marrë pjesë fare deputeti që e kundërshtoi ashpër këtë ligj, Eman Rrahmani dhe bashkëpartiaku i tij, Gramos Agusholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten ka filluar testimi i grupit të parë të…