Deputetët e LV-së përplasën me atë të PDK-së, Beqa dhe Qalaj lëshojnë mbledhjen
18 tetor 2022
| 11:29
Një përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës ka ndodhur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku në rend dite ishin pasqyrat financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021.
Shkaku i kësaj përplasje ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar, me ç’rast deputetët e opozitës nuk janë pajtuar.
Me këtë rast, deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa e Rashit Qalaj kanë lëshuar mbledhjen, shkaku i mospajtimeve me deputeten e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku.