Deputetët e LV-së sërish bojkotojnë seancën e veçantë të opozitës
27 tetor 2023
| 11:41
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë në seancë e veçantë, raporton Ekonomia Online.
“E shoh si një veprim të papërgjegjshëm si një pamaturi dhe si një frikë e VV për t’u ballafaquar me realitetin”.
Në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.