Deputetët e LV-së votojnë ashtu qysh u thotë Kurti
Kryetari i Komisionit Hetimor për Energjinë, Hajdar Beqa, ka thënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk votojnë sipas mendimeve të veta në Kuvendin e Kosovës, por sipas qëndrimeve të drejtuesit të qeverisë, Albin Kurti.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, derisa ishte duke e komentuar ngjarjen e në mbledhjen e radhës të komisionit lidhur me deputeten Duda Balje, ai ka thënë se askush nuk mund ta detyrojë askënd të votojë pa dëshirën e tij.
“Janë bërë 16 muaj që Lëvizja Vetëvendosje është në qeveri. Deputetët e kësaj partie ende nuk kanë votuar sipas kokës së tyre. Ata ndalen shikojnë çfarë po thotë Albin Kurti, a e ka mirë apo keq ai, nuk është aspak relevante ajo, dhe votojnë krejt bashkë ashtu.
Ajo çfarë ka thënë Duda Balje konsideroj se është e drejtë. Ajo ka shumë të drejtë. Sa i përket komisionit hetimor parlamentar, nuk mund ta mësosh askënd si të votojë”, ka thënë Beqa.
Deputetët e LV-se kanë kërkuar që Duda Balje dhe Ljubinko Karaxhiq të largohen nga Komisioni Hetimor për Energjinë 2006-2022. Ata thanë se deputetët në fjalë janë duke bërë mungesa të paarsyeshme.