Deputetët e LVV-së: Do t’i përkrahim kërkesat e punëtorëve të Telekomit

23 korrik 2020 | 14:46

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi dhe Hekuran Murati, kanë mbështetur protestën e punëtorëve të Telekomit.

Ata u kanë premtuar mbështetje këtyre punëtorëve.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, para protestueseve ka thënë se ata do të ofrojnë zgjidhje se si do të dilet nga kjo situatë. “Do te jemi përfaqësuesit e juaj në Parlamentin e Kosovës. Ne kemi 31 deputetë dhe do të jemi me ju, siç ishim edhe më herët. Ne u konfirmojmë mbështetjen edhe në Kuvend, ku Qeverisë do t’i japim edhe zgjidhje. Dhe shpresojë që Qeveria do të dëgjojë kërkesat e juaja”, u shpreh Selimi.

Kurse, deputeti tjetër i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se askund nuk ndodh që një kompani të jetë më e fortë se shteti, por vetëm në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, edhe pse tashmë mbush 84 vjeç,…