Deputetët e Nismës mbështesin kërkesat e sindikatave për Ligjin për paga në sektorin publik
Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka pritur në takin përfaqësues të sindikatës së Policisë, Shëndetësisë dhe SBASHK-un.
Në këtë takim deputetët e Nismës i kanë dhënë mbështetje Ligjit për paga në sektorin publik, duke i bërë thirrje qeverisë që ta përfshijë këtë ligj në Ligjin për buxhet të vitit 2020.
“Nisma Socialdemokrate ka qëndrim të qartë lidhur me ligjin për paga ky ligj duhet të implementohet sa më shpejtë dhe duhet të futet në ligjin për Buxhet”, ka thënë kryetari i GP të Nismës, Haxhi Shala.
Po ashtu, Nisma nuk do të votojë buxhetin, nëse nuk parashihet implementini i këtij ligji.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre sindikatave kanë paralajmëruar veprime sindikale, nëse ky ligj nuk nis së zbatuari.
Haxhi Shala, Endrit Shala dhe Albulena Balaj-Halimaj janë zotuar se do t’i mbështesin në Kuvend kërkesat e sindikatave jo vetëm për këtë ligj, por edhe për çështje të tjera.