Deputetët e opozitës bllokojnë Kuvendin e Shqipërisë, nuk lejojnë nisjen e seancës

19 tetor 2023 | 10:54

Rreth 45 deputetë të opozitës në Shqipëri kanë reaguar të enjten në seancë plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste.

Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë komisioneve hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e reformës zgjedhore.

Gjithashtu prej 2 muajsh edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD), që sipas rregullores së Kuvendit zgjedhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.

Kjo sjellje e kryetares së Kuvendit është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD-së, që duket se të enjten kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Kuvend, raporton “Euronews.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para anëtarëve të…