Deputetët e opozitës ‘çajnë’ bllokadën e Gardës, zënë karriget në Komisionin për reformën zgjedhore
Teksa opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do ta bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të reformës zgjedhore, pak para nisjes, Garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.
Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Siç raporton “TCh”, mbledhja është ende pezull, pasi deputetët opozitarë duhan të marrin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.
Ndër ata që është përplasur me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi dhe Albana Vokshi, të cilët kanë thënë se nuk do bëjnë asgjë. Me tonë të larta ata kanë thënë: “Hapeni rrugën”, ndërsa deputetja Albana Vokshi, ka kërkuar dokumentin që thotë se janë të përjashtuar.
“Janë në orët e fundit, sepse kjo tregon panik. Kjo vetëm forcë nuk tregon sepse në një sistem demokratik, qeverisja demokratike forcën e ka të e vërteta dhe te ligji. Këta mundohen ta anashkalojnë ligjin, nëpërmjet Maliqit, janë në panik. Shiheni ‘live’ çfarë bën banda e pushtetit. Kishte ndodh ndonjëherë në një vend demokratik që grupi parlamentar i opozitës të lihej jashtë Parlamentit, me qëllim që të mastruboheshin këta, si në një parlament monizëm? Shikojini sot, as ne deputetët nuk ka lejojnë as ju mediet. Duan ta bëjnë gjithçka në errësirë”, ka thënë Flamur Noka, jashtë sallës.
Mbledhjet e kaluara të Komisionit të reformës zgjedhore kanë dështuar pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar socialistët të ulen në karriget e tyre.