Deputetët e opozitës para RTK-së, Tahiri: Ai zotëria që po na dëgjon në televizor të tregojë pse s’e transmetuan seancën
Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), kjo pasi transmetuesi publik nuk e ka shfaqur në kanalin kryesor seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar të dijë arsyen e mostransmetimit të seancës nga RTK1.
“Kush është ai njeri që ka thënë me ndalë fjalimin e deputetëve? Nuk ka faj ky zotëria se e ka vend pune, por duhet të japë llogari ai urdhëruesi që po na ngon në televizor, e që ish dalë me tregu këtu pse e kanë ndalë transmetimin drejtpërdrejt”.
“Kjo nuk ka tjetër emër, përveç tendencë me mbytë fjalën e lirë, dhe me e ndalë porosinë e cila është e drejtpërdrejtë e saktë dhe e qartë se këtu ka të bëjë me një qeveri që e ktheu Kosovën mbrapa dhe po mundohet ta shti regjimin parapolitik”, ka thënë Zemaj.