Deputetët e pakicave mbështetin mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë
25 mars 2020
| 12:30
Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se kjo parti do ta votojë rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Ne do të votojmë pro mocionit për mosbesimin ndaj qeverisë”, ka thënë ai.
Edhe deputeti Albert Kinolli nga 6+, ka thënë se nuk beson që vota e tyre do të jetë vendimtare për rrëzimin qeverisë, mirëpo e përkrahin mocionin.