Deputetët e PDK-së i përkrahin veteranët e UÇK-së: Paga minimale nuk do të kalojë në Kuvend

06 qershor 2022 | 12:13

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu, Mergim Lushtaku, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, kanë dalë jashtë seancës për t’iu premtuar veteranëve të UÇK-së se Projektligji për pagën minimale nuk do të kalojë në seancë.

Haxhiu ka thënë se ky projektligj nuk do të kalojë, teksa ka shtuar se do t’i përdorin të gjitha mjetet më demokratike për ndaljen e projektligjit.

“Jemi me ju, seanca e sotme ka dështuar të fillojë për shkak të mungesës së kuorumit, por ju premtojmë se ky projektligj nuk do të kalojë në Kuvend. Nëse është e nevojshme do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike që mos të kalojë. Projektligj i është kundër vlerave, atëherë nuk do ta lejojmë që të kalojë ky projektligj”, ka thënë Haxhiu, teksa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bisedojë me këtë kategori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ndaluar dje një minibus në të…