Deputetet e PDK-së takohen me ambasadoren Çitaku në Uashington
10 prill 2019
| 16:04
Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadergjonaj, gjatë vizitës zyrtare në Uashington janë takuar me ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.
Me këtë rast, deputetja Izmaku ka thënë se Kosovë është me fat që ka një ambasadori si Vlora Çitaku.
“Një ditë e bukur mbyllet me një takim të këndshëm! Unë dhe Safetja u pritem nga ambasadorja jonë e çmuar në ShBA, Vlora Çitaku dhe stafi i saj i respektuar! Sa fat kemi ne si gra dhe vajzat tona, që modelin e suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz, nuk kanë pse ta kërkojnë jashtë kombit tonë, ne kemi Vlorën! Faleminderit për kohën që ndave me ne e dashur ambasadore dhe mesazhet e rëndësishme!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/